Shqiptarët e diasporës janë gjithmonë e më shumë pranë shqiptarëve dhe Shqipërisë, gjithmonë kur I duhen asaj si në ditë të mira edhe të këqija. Një nga ditët që shqiptarët e diasporës ishin në numër shumë të lartë në Shqipëri ishte viti 2012, në 100 vjetorin e shtetit Shqiptar, por edhe në ndeshjet e kombëtares shqiptare shkojnë një numër I lartë I tyre. Ndërkohë në ditët e këqija mund të veçojmë tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019, ku sensibilizimi i shqiptarëve të diasporës ishte vërtet i jashtëzakonshëm. Gjithsesi në shumë fusha të ndryshme gjatë këtyre 30 viteve pluralizëm, shqiptarët e diasporës kanë qenë mjaftë bashkëpunues me shtetin e tyre për çështje nga më të ndryshmet.
Në kuadrin e kësaj fryme bashkëpunuese, në muajin shkurt u realizua një aktivitet në Shqipëri dhe Kosove, ku u prit një grup prej 10 personash nga SHBA-ja, të cilët ishin përfaqësues të organizatës ”American Albanian LEA” , ku bëjnë pjesë mbi 300 antarë të cilët janë pjesë e forcave të policisë Amerikane.
Ftesa ka ardhur nga ambasada e Kosovës me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës.
Gjatë kësaj vizite, u realizuan takime të shumta me përfaqësues të lartë të policisë kosovare dhe asaj shqiptare. Kryefjala e takimeve ishte mbështetja nëpërmjet konsulencës që mund jepnin përfaqësuesit e AALEA.
Një prej përfaqësuesve të AALEA ishte edhe LT. Edmond Drishti I cili u shpreh I kënaqur nga kjo vizite mes dy shteteve.
“ishte vërtetë një eksperiencë e bukur kjo ftesë që na erdhi nga Kosova dhe Shqipëria. Ne diskutuam mbi format se si mund te vijmë në ndihmë kolegëve tanë në mëmëdhe, dhe kemi gjetur disa forma që mendojmë se do jenë efikase në vijim të bashkëpunimit. Gjithashtu mua më nderuan me një çmim mirënjohje të cilin ma dha drejtori I Antiterroit në Shqipëri z. Gledis Nano “ , u shpreh z.Drishti.
Ndërkohë një tjetër pjestarë i organizatës, z.Elton Shametaj, tregon për rëndësinë e këtij takimi në të ardhmen.
” Për mua ishte një rikthim në “familje” pasi më parë kam qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Ky udhëtim më dha mundësinë të takoj shumë miq të vjetër që kemi punuar së bashku vite më parë. Ne si anëtar të AAIEA, do të përpiqemi të japim maksimumin tonë për të mbështetur policinë e shtetit si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Ishte kenaqesi e madhe dhe presim të rikthehemi sërish për të ndihmuar me ekspertizë por edhe me materiale të ndryshme”, u shpreh z.Shametaj.
Organizata AAlEA, është krijuar përpara dy viteve dhe numëron mbi 300 anëtar. Dy nga kriteret kryesore që të bëhesh pjesë e kësaj organizate janë : e para qe duhet të jesh pjesë e policisë amerikane dhe e dyta të jesh Shqiptar.