Maska është ‘arma’ e parë mbrojtëse kundër Covid, që e gjithë bota e ka të nevojshme ta përdorë. Por kush është njeriu që e shpiku maskën?
Fillimisht maska e parë në botë është shpikur nga shkencëtari ‘Wu Leen-teh’, për të kaluar një pandemi vdekjeprurëse në atë kohë. Në vitin 1910 një epidemi u përhapë në Kinë nga grabitqarët dhe minjtë. Gjatë epidemisë, Wu Lein-teh, zhvilloi disa të kërkime për të zbuluar rrugë të tjera që të ndalonte përhapjen e pandemisë.
Pas zbulimeve Leen-teh mësoi se e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë pandemi është që të krijonte një mbrojtëse për fytyrën. Ai fillimisht shtoi disa pambuk dhe shtresa rrobash duke krijuar kështu maskën e parë mbrojtëse, si dhe hapi rrugën për të krijuar maskat, të cilat ne i përdorim tani po për të luftuar një pandemi.
Pas kësaj gjetjeje, Wu Leen-teh u bë personi i parë kinez, i cili u nominua për çmim Nobel në filozofi dhe mjekësi.