Pas deklaratës së ambasadorit gjerman, Jorn Rohde për zgjedhjen e presidentit, i cili tha se nuk mund ta imagjinojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në mes të pandemisë, ka reaguar edhe Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Përmes një postimi në Twitter Cramon ka shpërnda postimin e ambasadorit gjerman, ku edhe tha se kjo është shpresa e saj.
Cramon u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të vendosin interesin e shtetit para interesave të partisë.
“Kjo është edhe shpresa ime. Sigurohuni që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të vendosin interesat e shtetit në rend të parë, para interesave të një partie”, ka shkruar Cramon.