Mjeku infeksionis, Arben Pilaca, ka treguar se imuniteti nga vaksinat anti-COVID mendohet të arrihet nga 2-3 javë pas marrjes së dozës së dytë.
Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku Picala e cilësoi procesin e vaksinimit me çfarëdolloj vaksine si shumë të rëndësishëm dhe të vetmen mënyrë për të shkëputur zinxhirin e infektimeve.
Ai u shpreh se asnjë vaksinë nuk është e sigurt 100%, ndaj mbrojtja duhet të vazhdojë nga secili individ.
“Deri tani studimet kanë treguar se pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, duhen porritur 2-3 javë të tjera për të parë nëse trupi ka prodhuar antitrupa në mënyrë që të arrihet imuniteti.
Vaksinat kanë tre elemente: e para teknologjia e prodhimit dhe kushtet e ruajtjes, e dyta sigurua e saj, efektet anësore sa më pak të mundshme dhe e treta efektshmëria. Asnjë vaksinë nuk është e sigurt 100 për qind ndaj mbrojtja duhet të vazhdojë edhe pas vaksinimit”, tha mjeku.
g.kosovari