Maqedonia e Veriut nis sot zyrtarisht procesin e vaksinimit masiv. Lajmin e bën me dije Ministria e Shëndetësisë vendase, e cila shkruan se janë ngritur 30 pika të vaksinimit në mbarë vendin.
Personat që do të vaksinohen më parë janë bluzat e bardha, e më pas të moshuarit.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është shprehur se në muajin prill pret të marrë vaksina nga shumë vende.
“Prilli do të jetë muaji kur presim që të arrijnë vaksina nga më shumë vende. Pas grupit me prioritet mbi moshën 75 vjeç, do të kenë mundësi edhe qytetarët e tjerë që të vaksinohen”, tha ministri Filipçe.