Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj në këtë post.
Në njoftim, zyra e BE thotë se Kosova tani duhet të rinisë reformat e lidhura me BE-në dhe në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
“BE-ja mirëpret që të punojë ngushtë me presidenten Osmani dhe me institucionet e sapo konsoliduara të Kosovës. Kosova tani duhet të rinisë reformat e lidhura me BE-në dhe në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, thuhet në urimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Ndërkohë, ambasadori i SHBA, Kosnett në një postim në rrjetet sociale shkruan: “SHBA-ja mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme paqësore, të drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët”.