Pandemia e COVID-19 shënon çdo ditë shifra rekord të infektuarish. Deri më tani në rang global janë shënuar 132,443,111 raste të infektuara, prej të cilëve 2,874,569 kanë ndërruar jetë. Vendi më i prekur nga pandemia në të gjithë botën mbetet Amerika, e ndjekur nga Brazili, India, Franca, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar. Vendi më i prekur në Europë është Franca, e ndjekur nga Italia, Turqia, Spanja dhe Gjermania.
Si po ecën bota me vaksinimin?
Më shumë se 665 milion doza vaksinash janë administruar në të gjithë botën, e barabartë me 8.7 doza për çdo 100 njerëz. Ekziston tashmë një hendek i fortë midis programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, pasi shumë vende ende nuk kanë raportuar një dozë të vetme vaksinimi. Në krye të listës vijon të qëndrojë Izraeli, e ndjekur nga ishulli Sishel në Afrikë, Emiratet e bashkuara Arabe, etj.