Ministrat e jashtëm të Greqisë, Serbisë dhe Qipros mbajtën takimin e tyre të parë trepalësh në Beograd ditën e djeshme, duke u dakordësuar lidhur me bashkëpunimin në Ballkan dhe rajonin e Mesdheut.
Gjatë një konference për shtyp, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias falenderoi homologun e tij serb Nicola Selakovic për përshëndetjen e nismës Greqi-Shqipëri për të zgjidhur çështjen e zonave detare të dy vendeve në kuadrin e Ligjit Ndërkombëtar. Ndërsa ka duke shtuar se Mesdheu Lindor duhet të bëhet një det bashkëpunimi, jo një det për të praktikuar politikën e vjetruar të anijeve luftarake. Ndërsa nuk la pa komentuar edhe çështjen e dialogut me Kosovën.
Kryediplomati grek shprehu pakënaqësinë e tij për “stopimin” e procesit, duke u shprehur të gatshëm për ndërmjetësim nëse kërkohet për rinisjen e dialogut.
Dendias ngriti gjithashtu çështjen e Greqisë dhe Qipros që janë vendet e frontit të migrimit në Mesdheun Lindor dhe të detyrimit të Turqisë për të kontrolluar flukset migratore nga territori i saj dhe për t’u kthyer nga BE.