Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytetin grek, Athinë, ku është ekzekutuar me mbi 6 plumba, gazetari i njohur i kronikës së zezë Jorgo Karaivaz.
Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi menjëherë pasi gazetari doli nga emisioni dhe ishte pranë shtëpisë së tij, në Alimos në Rrugën Aninou. Ai kishte qenë i ftuar në televizionin “Star” ku po raportonte në lidhje me një krim tjetër që tronditi Panhelenikën ditët e fundit, me vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve në Makrinitsa.
Paraprakisht dyshohet se gazetari është ekzekutuar me armë selenciator. Mësohet se autorët, dy burra kishin hipur në një skuter dhe kishin vendosur një pritë dhe i kishin zbrazur një karikator. Pistat e mundshme të hetimin do të drejtohen në bazë të profesionit të tij, ku ai shpesh ka folur rreth disa vrasjeve të bujshme në shtetin fqinj, ku një ndër to mendohet të jetë dhe ajo e Panhelenikën, me vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve në Makrinitsa.
Informacionet e para në media sugjerojnë se ai u gjet i shtrirë dhe pajetë me fytyrën poshtë, jashtë makinës së tij, pranë një parku afër banesës. Dyshohet se autorët kanë përdorur një silenciator pasi nuk është dëgjuar asgjë nga dëshmitarët që kanë kaluar në zonë. Ndërkohë që pas vrasjes së gazetarit ne vendngjarje ka shkuar gruaja e tij, ku e veshur me të zeza dhe e shoqëruar nga dy persona ajo ka parë vendin ku i ekzekutuan të shoqin.
Ata mendohet se janë larguar me një skuter (motor) si dhe kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.
Gazetari Karaivaz është një nga emrat më të njohur në Greqi në hulumtimin e kronikës së zezë. Prej vitesh ai punonte pranë “Star Channel” dhe mbulonte ngjarjet policore.
Jorgo Karaivaz ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Një reporter për çështjet policore që nga vitet 1990 në stacionin televiziv ANT1, ai u largua në 2017 dhe u transferua në kanalin STAR.
Gruaja e gazetarit grek, George Karaivaz ka shkuar në vendin ku ky i fundit u vra mesditën e sotme. Në videon e publikuar nga Protothema shihet gruaja e gazetarit, e veshur me të zeza që shkon në vendin ku ai u vra.
Teksa po qante me ngashërim, gruan e gazetarit e mbajnë 2 persona të tjerë nga krahët në mënyrë që të mos bjerë rrugës.