Barcelona ka humbur edhe El Clasicon e dytë këtë sezon, pasi është mposthur nga Real Madrid me rezultatin 2-1.
Pas ndeshjes skuadra mysafire u ankua për gjyqtarin kryesor, ku pretenduan për një penallti, ndërsa ankesa patën edhe për kohën shtesë vetëm katër minuta.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique nuk luajti në këtë takim, por ai pas ndeshjes zbriti në fushë për t’u ankuar tek gjyqtari kryesor.
“Është e tmerrshme, katër minuta …”, ishte ankesa e Piques ndaj gjyqtarit Gil Manzano.
Por përshëndetja e Pique me mesfushorin kroat të Real Madrid, Luka Modric është bërë virale në rrjet.
Pasi e përshëndeti, kroati i tha mbrojtësit se tani është koha për t’u ankuar.
“Tani është koha që të ankohesh apo jo”, ishin fjalët e Modric që e lanë të shtangur qendërmbrojtësin shtatlartë.