Skuadra e Shkëndijës është fituese e derbit lokal në Tetovë, duke mundur Renovën me 3-0. Golat e Ibraimit (51’), Da Silva-s (75’) dhe Elezit (90’) i japin 3 pikë skuadrës së Ernest Gjokës, në 7 javë deri në mbyllje të sezonit. Shkëndija ruan diferencën 10-të pikë para ekipit të vendit të dytë, skuadrës së FC Shkupit.
“Gjitha ndeshjet janë të rëndësishme edhe kjo me Renovën ishte e tillë, sepse mbi të gjitha ishte edhe një derbi i qytetit. Kështu që ishte e rëndësishme të fitojmë. Kampionati vazhdon akoma të jetë i egër, por sot ndeshja kaloi mirë, ekipi funksionoi mirë sidomos në pjesën e dytë kur gjithçka kishim nën kontroll. Arritëm dhe shënuam dhe tash na mbetet të qetësohemi, të çlodhemi dhe të përgatitemi për të mërkurën kur fillon dhe rritet shkalla e vështirësisë.”