Sipas mediave maqedonase, mbi 600 gazetarë dhe punonjës medialë sot prej orës 8:20 deri në orën 10:30 do të vaksinohen në sallën “Boris Trajkovski”, përcjell albinfo.ch.
Ata janë gazetarë, të cilët u paraqitën në thirrje dhe i përmbushën kushtet për të hyrë në grupin e parë të vaksinimit.
Në këtë grup bëjnë pjesë personat mbi 40 vjeç apo ata të cilët kanë sëmundje kronike.