Ekspertët në Izrael kanë deklaruar se Izraeli është afër arritjes së imunitetit të tufës. BBC shkruan se më shumë se 5.3 milion banorë janë vaksinuar në Izrael nga 9 milion banorë që Izraeli ka. Ndërkohë që pragu për të arritur imunitetin e tufës është 65% deri në 70% të popullsisë.
“Ne duhet të shohim nëse rastet në Izrael vazhdojnë të bien dhe të qëndrojnë në nivele të ulëta. Ka një rënie të vazhdueshme pavarësisht kthimit në normalitetin e afërt. Kjo na tregon se edhe nëse një person është i infektuar, shumica e njerëzve që takojnë përreth nuk do të infektohen prej tyre,” thanë ekspertët.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani janë regjistruar 836,504 persona me Covid, ndërsa 6,312 të tjerë kanë humbur jetën.