Djali i Hashim Thaçit, Endriti ka përshëndetur deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili nga Kukësi i dërgoi një përqafim ish-presidentit të Kosovës, të cilin e quajti vëlla.
Në një status në Instastory, Endrit Thaçi, ka publikuar pjesë nga fjala e Ramës teksa shkruan se i ati i përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e tij në Shqipëri.
“Falënderoj z.Rama, Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e kujtimeve për babin.Të jeni të sigurtë që babi përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e juaja në Shqipëri, përfshi hapjen e aeroportit impresiv në Kukësin vëllazëror. Dhe keni të fala nga ai,”- shkruan Thaçi.
Nga Kukësi, kryeministri Edi Rama kujtoi Hashim Thaçin, i cili aktualisht ndodhet në Hagëm ku po përballet me akuza për krime lufte. Rama e quajti vëlla dhe tha se i mungon shumë, teksa i çoi dhe përqafime nga larg.