Këngëtarja Dafina Zeqiri po vazhdon të mos ndalet duke punuar
Këngëtarja përpos këngëve që i plason pothuajse për çdo muaj ka zgjedhur që të jetë aktive edhe në Instagram.
Shumica e fotografive të saj janë sete fotosh profesionale dhe i tillë duket edhe seti i fundit ku këngëtarja pozon me një xhaketë dhe pantallona të shkurtër derisa ka të hequra jelekët.
“Zë” ka shkruar ajo poshtë fotografisë duke paralajmëruar kështu ndonjë projekt të ri për fansat e saj.