Autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, sipas dëshmitarëve ka dalë nga një furgon me logon e Partisë Demokratike dhe ka hapur zjarr.
Siç raportoi gazeta “TemA”, Xhuvani ka qenë ish efektiv i RENEA-s ndërkohë së fundmi shërbente si truprojë i sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi.
Mësohet se autori i dyshuar Arbër Papleka është vetëdorëzuar në polici. Papleka raportohet se e ka lënë detyrën para 2 vitesh.Burime për Top Channel bëjnë me dije se personi që qëlloi është Arber Papleka, një nga shoqëruesit e demokratit Gazmend Bardhi, i cili është konfliktuar me policët dhe ka qëlluar në turmë.
Si pasojë ai ka vrarë Xhuvanin, dhe ka plagosur dy të tjerë.