Destinacioni më i lakmuar nga vipat kohët e fundit, Dubai ka rrëmbyer edhe prindërit më të rinjë të shoëbizit, Ledrin dhe Sarën.
Fotot e para kanë filluar të publikohen dhe nuk ka munguar as një dedikim i Sarës për Ledrin. Në kuadrin e humorit por edhe thumbimit ajo ka shkruar:
“I jep një burri fëmijë, dhe ai të jep muskuj barku që të fshihesh pas”-thotë Sara krahas një fotoje ku është duke përqafuar Ledrin nga pas dhe duke ‘u fshehur’ që mos t’i duket plotësisht trupi.
Sara ka ndarë shpesh me ndjekësit merakun e saj për peshën pas lindjes. Ajo ka guxuar dhe ka postuar foto me peshoren duke tregua herë pas here që Instagrami nuk tregon përherë të vërteten. Ajo ka ende bark nga lindja dhe pëshon aktualisht 69.8.