Valdet Nikçi është kirurgu i suksesshëm ortoped, punon si përgjegjës i pavionit të kirurgjisë së dorës në spitalin “Montefiore New Rochelle”, SHBA, transmeton albinfo.ch.
Vlen të theksohet se studimet e para universitare i kreu në Universitetin e Nju-Jorku-t, e më pas u diplomua për mjekësi në Universitetin e Pensilvanisë.
Mjeku shqiptar, në një intervistë tregon rreth disa prej arritjeve të teknologjisë në fushën e ortopedisë, situatën e pandemisë dhe rëndësinë e vaksinave.
“Shpesh më vijnë pyetje nga miqtë dhe familjarët në lidhje me vaksinën. Pyetja më e zakonshme është: A duhet ta marr vaksinën? Përgjigjja ime për të gjithë është, se unë vetë jam vaksinuar”, shprehet Dr. Nikçi.