Gazetari Artan Hoxha ka prezantuar për herë të parë Strukturat për Mbrojtjen e Votës.
Hoxha ka publikua në rrjetet sociale pamje furgonat e bardhë të SMV-së duke patrulluar në rrugët e Elbasanit gjatë ditës së mërkurë, kur edhe ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit. Hoxha sqaron se, këta furgona janë marrë me qira ditën e martë me 20 prill 2021, në një kompani në Tiranë.
Më tej ai thekson se furgonat janë marrë në perdorim, për vetëm 5 dite, nga 21 prilli 2021, deri më 26 prill në mengjes,
“Prezantimi i pare në publik i SMV(Struktura per Mbrojtjen e Votes), nuk shkoi ashtu siç e kishin parashikuar ata, qe e ideuan dhe e krijuan.
Të merkurën në mbremje, 10 pjestaret e SMV-se, ish-pjestare policie dhe te forcave speciale, perfunduan te arrestuar, ndersa tre furgonat fringo të rinj, u sekuestruan nga policia…
Me poshte, në foto dhe video jane 3 furgonat e bardhe të SMV-se, duke patrulluar në rruget e Elbasanit gjate dites se merkurë 21 prill 2021, perpara se të ndodhte vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe plagosja e 4 personave të tjere…
Në fakt, këta furgona të markes RENAULT, prodhim i ri, jane marre me qira diten e marte me 20 prill 2021, ne nje kompani ne Tirane.
Furgonat jane marre në perdorim, për vetem 5 dite, nga e merkura e 21 prillit 2021, deri te henen e 26 prillit në mengjes, me kosto 60 euro në dite per cdo furgon.
Për 5 mjetet, jane paguar në total 1500 euro per 5 dite perdorim.
Mjetet kane qene të pajisura me dokumentacion të rregullt, të targuara dhe me logo te PD-se.
Prezenca e ketyre mjeteve në Elbasan, nuk eshte raportuar me pare, sepse vetem te merkurën paradite, ato jane pare në qarkullim në rruget e qytetit.
Mesa duket, shfaqja e pare ne terren e “grupit të gatshem” të SMV-se, ka qene pikerisht me 21 prill 2021…”, shkruan Hoxha.