Në një artikull, REL ka publikuar një infografikë që tregon për çmimet e vaksinave anti-Covid.
Aty shihet një foto infografike, duke pasqyruar vaksinat, ku më e shtrenjëta për nga çmimi ishte ajo e Modernas.
Pas vaksinës së Modernas, me çmim më të lartë renditet vaksina Sinovac, e cila kushton 30 dollarë.
Vlen të theksohet se vaksina e Pfizer-BioNTech kushton 20 dollarë, e Astra Zenecas 4 dollarë, derisa nga 10 dollarë kushton vaksina Johnson&Johnson dhe ajo Sputnik.
Të dhënat janë marrë nga raportimet e mediave, si dhe Ministria e Shëndetësisë së Rusisë.