Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka hedhur votën e tij. Kreu i Shtetit ka votuar në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani”.
Pasi ka marrë fletën, kreu i Shtetit i është drejtuar dhomës së fshehtë ku ka shprehur vullnetin e tij.
“Për kushtetutën, për republikën për Shqipërinë në Evropa”, tha Presidenti Ilir Meta.
Duke folur për mediat jashtë qendrës së votimit Meta tha se kjo është një ditë e bekuar.
“Më në fund erdhi kjo ditë e bekuar, kjo ditë e mrekullueshme edhe zoti na ka ndihmuar sot që sovrani ti ketë kushtet sa më të mira për ta shprehur vullnetin e tij. Barazim para ligjit na e garanton vetëm barazia para votës, çdo qytetar të votojë i lirë. Në këto zgjedhje ka mundësi të votojë për kandidatin më të mirë për alternativën që besojnë. I ftoj të votojnë të lirë. Te alternativa që besojnë të zgjedhin kandidatët më të ndershëm”, tha Meta.
I pyetur në lidhje me axhendën e tij sot, Presidenti Meta tha se Presidenti ka një axhendë që mbivendoset në çdo sekondë
“Punën më të rëndësishme sapo e bëra. Sot është një akt patritotik, mbrojtja e atdheut, atdheu mbrohet me votë me sjellje të qytetaruar. Gjithë bota i ka sytë te Shqipëria, mbarëvajtja e këtij procesi do ta bindë që ne jemi një vend që meritojmë të shkojmë në BE. Votoni për kandidatët më të mirë që mendon se janë më të mirë që s’do tu binden kryetarë të tyre si kukulla”, tha ai.
Pasi shprehu vullnetin e saj, Kryemadhi tha mesazhin se përmes votës së qytetarëve ta çojmë Shqipërinë më afër Europës.
“Dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre.
Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë, është një votë që për hir të së vërtetës do ti japë mundësinë dhe shansin të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve, që nëpërmjet verdiktit të tyre të çojmë Shqipërinë më shumë se kurrë drejt Evropës.
Unë ju uroj suksese të gjithë kandidatëve, sidomos kandidatëve të LSI-së, siç ndodh gjithmonë, kështu që jam e bindur që fitorja do të jetë e patjetërsueshme për LSI-në.
Faleminderit!