Kryeministri Edi Rama është shfaqur në orën 10:25 në shkollën e Surrelit për të votuar.
Rama e është drejtuar Qendrës së votimit bashkë me bashkëshorten Linda Rama. “Punë e mbarë, rroftë Sureli”, u shpreh Rama pas votimit.
Rama ka bërë thirrje për bashkim dhe votim nga qytetarët në zgjedhjet e sotme të 25 prillit. Në fjalën e tij, Rama tha se demokracia është sport pa spektator ndaj secili duhet të zbresë në fushë dhe të gjuajë penalltinë e tij. Për votën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kreu i qeverisë, tha shkurt: Nc!
Rama: Është ditë shumë e bukur. Me diell fantastik. Sot është dita të mos ushqjejmë asnjë ndjenjë negative që me votën e tij ka mendim tjetër. Jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe. Askush mos të harrojë se demokracia është sport pa spektatorë dhe secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Zbrisni vetë në fushë dhe gjuajeni penalltinë tuaj.
Ç’mendim ke për penalltinë e Kurtit?
Rama: Nc!