Ambasadori i Kosovës z. Frymëzim Isufaj i shoqëruar nga Diplomatja Albesjana Iberhysaj vizituan sot Qendrën Kulturore Shqiptaro Amerikane. Kryetari aktual z.Burim Zhuta së bashku me Kryetarin e porsazgjedhur z.Astrit Zhaku mirëpriten vizitorët dhe falenderuan për librat qe dhuruan per bibloteken tonë. Biblotekës sonë sotë ju shtuan plot libra të ndryshëm për vogelushët e Qendrës sonë. Të pranishëm gjithashtu ishin edhe këshilli i Qendrës të cilët sëbashku diskutuan ceshtje të ndryshme persa i perket komunitetit shqiptar ne diasporë .Kryetari Burim Zhuta prezantoi Ambasadorit z.Frymëzim Isufaj dhe Diplomates znj. Albesjana Iberhysaj të gjitha aktivitetet qe janë zhvilluar ne Qendren tone . Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane falenderon përzemërsisht Ambasadorin e Kosovës për vizitën dhe donacionin e librave ! Ju faleminderit dhe Ju mirëpresim në cdo kohë , dyert e Qendrës Kulturore Shqiptaro Amerikane jane dhe do të jenë të hapura gjithmonë për Miqtë tanë të dashur .
ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.