Kur kanë mbetur edhe vota e fundit për t’u numëruar, Partia Socialiste po bëhet gati të festojë sot për fitoren historike.
Me një postim në Facebook, Rama shkruan se socialistët do të mblidhen në orën 18:00 në Sheshin Skënderbej, për “përqafimin e fitores.
Në foto Rama shihet i veshur me bluze të zezë dhe pranë mban elefantin e ‘fitores’.
“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores
PS ka marrë deri më tani 73 mandate, duke u bërë partia e parë në vend që do të qeverisë për tre mandate radhazi.