Pas shpalljes së rezultatit, ku Partia Socialiste doli kryesuese me 75 mandate, duket se axhenda e përditshme e kryeministrit nuk është ndalur.
Këtë të mërkurë, ai ishte i pranishëm në stendat e vaksinimit të ngritura në sheshin “Skënderbej”, ku të moshuarit/et po marrin dozën e dytë të vaksinave.
Teksa takohej me të moshuarit, Rama urohej nga këto të fundit për fitoren në zgjedhje, por edhe për sigurimin e vaksinës. Një e moshuar, u shfaq e përlotur nga emocionet kur u takua me kryeministrin.
E moshuara 1: Të uroj suksese!
Edi Rama: E dyta sot?
I moshuari 1: Dita njëmijë t’u boftë.
Sakaq, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se ditën e sotme pritet të shkohet në kuotën e 425 mijë vaksinimeve në rang vendi, ajo tha se në dispozicion janë edhe 300 mijë vaksina.
“Kemi kryer mbi 416 mijë vaksinime, sot kalojmë në 425 mijë ose më shumë dhe kemi në dispozicion mbi 300 mijë vaksina”, tha Manastirliu.