Me rastin e nisjes së stërvitjes së NATO-s në Shqipëri ‘’Defender Europe 21’’, ambasada Amerikane në Shqipëri ka publikuar një video nga momentet e stërvistjes.
Përmes një postimi në Twitter ambasada shkruan SHBA është e lumtur që Shqipëria e pret këtë stërvitje, pjesë e së cilës janë 28 mijë forca nga 26 kombe.
Ndër të tjera theksohet se ato do të kryejnë operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 vende.
“Ne jemi të lumtur që Shqipëria pret #DefenderEurope 21. Si pjesë e stërvitjes ushtarake, afërsisht 28 mijë forca shumëkombëshe nga 26 kombe do të kryejnë operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 vende. Mëso më shumë: https://bit.ly/3aL9zOz”, shkruhet në postimin e ambasadës.e.su./abcnews.al