Politikani serb, Vuk Jeremiç, ka folur rreth dy “non-paper”-ave të publikuara së fundi në të cilat flitet për rregullim kufijsh e ide të ndryshme se si do të dukej një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Jeremiç ka thënë se ato janë një “balon testues”, derisa ka komentuar edhe deklaratën e presidentit serb, Aleksander Vuçiç, se “non-paper”-i i dytë është shkruar nga një grua shumë e mençur.
Sipas mediave serbe, Jeremiç ka thënë se mund ta marrë me mend se për bëhet fjalë, por megjithatë s’ka pranuar që të spekulojë me ndonjë emër. Politikani serb megjithatë ka thënë se nuk bëhet fjalë për kancelaren gjermane, Angela Merkel.
“Ajo nuk do të humbte aq shumë kohë për të shkruar një letër të detajuar të këtij lloji”,- ka thënë Jeremiç.
Por tjetër mendim ka analisti politik, Milovan Jovanovic sipas të cilit zgjidhja e çështjes së Kosovës do të jetë lëvizja e fundit politike e kancelares gjermane Angela Merkel para se ajo të largohet nga pushteti pas 16 vjet sundimi.
Ai e përshkruan situatën që e pret Serbinë deri në shtator dhe deklaroi se qëllimi i Merkel do të jetë lënia e marrëveshjes përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës si trashëgimi e saj politike , me mbështetjen e qendrave më të rëndësishme të fuqisë në botë.
Berlini do të përpiqet, përmes Borellit dhe Lajcak, në koordinim me administratën e Presidentit të SHBA, Joseph Biden, për të gjetur një zgjidhje deri në Shtator, kur Merkel tërhiqet nga skena politike pas 16 vjetësh në pushtet, thotë Jovanovic dhe shton se do të ishte një ligj marrëveshje detyruese sipas së cilës Serbia nuk duhet të njohë Kosovën.