Maxim Magazine këto ditë po bën një garë për të zgjedhur Maxim Cover Girl, dhe aty po merr pjesë edhe modelja shqiptare në Kanada, Vanessa Allkurti. “Pjesëmarrja ime në Maxim Magazine Cover Girl është një arritje që unë e kam pritur dhe dëshiruar. Ka një konkurencë të madhe, sepse fitorja e saj të jep një mundësi për të marrë pjesë në firmat më të famshme të Amerikës Veriore. Fitorja e saj do të nënkuptonte që nëse përkushtoheni dhe nëse jeni në rrugën e duhur mund të arrini gjithçka për të cilën dëshironi”- thotë entuziaste Vanessa për gazetën “Diaspora Shqiptare”.
“Falënderoj shumë komunitetin shqiptar dhe gjithë miqtë e mi të shumtë që më kanë mbështetur dhe më kanë votuar që unë të fitoj në këtë revistë prestigjioze në fushën e bukurisë. Me vajtjen time në Amerikë për vazhdimin e Fakultetit të Mjekësisë më jep më shumë mundësi edhe për vazhdimin e modelimit atje. Unë e shikoj se në të ardhmen dy këto fusha do rugëtojnë së bashku. Kam akoma për të bërë. Këto arritje që i kam deri tani është gjysma dhe akoma për të bërë që unë të finalizoj qëllimin tim”.
Ajo tregon se do të merr pjesë për Miss Fashion Global National Modelling Competion që zhvillohet në Florida në nëntor të këtoij viti, event wqë do të udhëhiqet nga Ron Rafel dhe Victoria Henley nga “America’s Next Top Model” që të mundëson vizitën gratis në New York Fashion Show. Vanessa falënderon Kanadanë për mundësitë që ia ka ofruar, dhe nënën e saj, e cika ka sakrifikuar nga jeta e saj për të gjërat që vajza e saj i ka arritur.
Po kush është Vanessa Allkurti?
Ajo ka lindur në Munich të Germanisë më 27 shtator 1997 nga dy prindër shqiptarë që ishin studentë në Gjermani. “Jam rritur në Gjermani deri në moshën 4 vjeç, dhe pastaj mbas mbarimit të studimeve të tyre, prindërit e mi u kthyen në Shqipëri. Prindërit e mi që në moshë të re filluan të më aktivizonin në kurse të ndryshme, ndër to ishte edhe baleti klasik, që unë e kam ushtruar deri në klasë të pestë me pasion dhe përkushtim. Kurset e ndryshme që unë kam ndjekur në Shqipëri kanë qenë piano, anglishtja, dhe pak frengjisht. Me baletin klasik kam kërcyer nëpër shfaqje të ndryshme që jepeshin në atë kohë në Shqipëri”.
Vanessa tregon se ka ardhur në Kanada me 19 dhjetor 2010 bashkë me mamanë e saj, sepse kishin fituar statusin si emigrantë. “Fillimi në Kanada si të gjithë emigrantët e tjerë ka qenë shumë i vështirë, sidomos kur je vetëm me një prind. Në Kanada kam ardhur në moshën 12 vjeç dhe në fillim u vendosëm në Vancouver, Kolumbi Britanike. Adaptimi në jetën kanadeze ishte pak i vështirë, sepse më duhej të punoja shumë me gjuhën, komunikimin dhe të adaptohesha me kultura të ndryshme që ka shteti kanadez. Më vonë vendosëm të vinim nga Vancouver në Toronto, sepese unë u pranova në Universitetin e Torontos në Fakualtetin e Shkencave”.
Vanesa ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme të bukurisë dhe që u finallizua me marrjen si Miss Teenager Ontario, dhe duke fituar është edhe pjesëmarrjen time për Top Model Search Canada në 2016, ku kishte fituar.
“Këto çmime më çuan mua të marrë pjesë në Miss Canada që u zhvillua në Montreal, dhe në atë kohë unë isha vetëm 17 vjeç, dhe pjesëmmarja ishte për moshat nga 20 e lartë ku unë u rendita në 5-shen e parë fituese. Mbështetjen financiare dhe emocionale ia dedikoj mamasë sime që më ka ndihmuar mua, pa marrë parasysysh se rruga e bukur e modelimit është sa e vështirë dhe aq e kushtueshme”.
Vanesa midis shkencës dhe artit ka mbaruar 4 vite në Universitetin e Torontos- Bachelor of Science. Sivjet fiollon vitin e parë për Mjekësi në drejtim për Pathology në Yale University në SHBA. Ndërkohë ka marrë kontrata të ndryme nga Elite Model Agency. Ajo zuri vendin e parë në Porche për të shkuar në Kinë më 15 janar 2020, por pandemia që përfshiu botën ndikoi edhe në fushën e modeliomit, duke e lënë në pritje. “Pos kësaj kisha planifiukuar edhe disa aktivitete në Bali të Indonezisë, Paris, Milano, etj. Në Miss Globe që zhvillohet në shtator të 2021 në Bali, Indonez, unë do përfaqësoj Kanadanë. Jam shumë e lumtur që me zgjedhjen në këtë kompeticion të bukurisë, e cila fituesja e kurorës do marri pjesë në revistën e fashme të Bazzar”.