Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka paralajmëruar se në javët në vijim do të ketë shtim të infektimeve.
Ai ka fajësuar partitë politike dhe fushatën elektorale me grumbullime qytetarësh që ato zhvilluan, por shtoi se rritja e rasteve do të jetë më e vogël se herët e tjera.
“Patëm disa ditë që pothuajse ishte zero numri i kërkesave për tampon. Tani kanë filluar me ato shifrat e vogla, 7,10,15 në 12 orë, që tregon se virusi na u rishfaq. Ka patur edhe një rritje të lehtë të shtrimeve në spital.
Tubimet më të mëdha u bënë ditët e fundit dhe i do aty 2-3 javërt e tjera të kohës për të parë se sa do të jetë rritja e rasteve. Do të ketë një rritje më të vogël se herët e tjera.
Këtë muaj pati shkelje nga të gjitha palët, në të gjitha format, por për fatin e mirë jo njësoj si ditët e fundit. Ne nuk mund të bëjmë më shumë se sa të këshillojmë, por jemi të detyruar të informojmë njerëzit se në këto situata gjithmonë rrezikojmë shëndetin tonë”, tha Brataj.