Këshilli Shqiptaro-Amerikan, me seli në New York, vijon me nismën humanitare të shpërndarjes së ndihmave.
Këtë herë ndihmat janë dorëzuar në Maqedoninë e Veriut për 150 familje në nevojë, të cilat po kalojnë një periudhë të vështirë në përballimin e pandemisë.
“Ndihmat vazhdojnë për familjet në nevoj në Maqedonin e Veriut!Falenderime shkojnë për të gjithë që kontribuan dhe na besuan për ardhjen në ndihmë të mbi 150 familje në nevoj posaçërisht atdhetarit z. Kalosh Sela, i cili ka ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme për mbledhjen e parave. Po ashtu falemenderime shkojnë edhe për perfaqesuesit te Keshillit në Maqedonin e Veriut z.Ariton Murtishit dhe vullnetareve te Aleances për Shqiptaret që morën persiper shperndarjen e pakove tek familjet me nevoj në Strug dhe në rrethin e Strugës!”, shprehet Këshilli në njoftimin e tij.
Këshilli, drejtohet nga Haxhi Dauti dhe prej vitesh i ndodhet afër bashkëatdhetarëve duke u bërë pjesë nismave të ndryshme humanitare. Vetë Dauti është shprehur më herët se preferon që gjestet e tij humanitare tí bëjë pa shumë zhurmë dhe publicitet. Dauti ka dërguar ndihma në vendlindje që në fillim të viteve ’90 kur vendi përballej me kriza të mëdha.