Kryeratja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, sot edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e re si e para e Preshevës, por jo në prezencën e ish kryetarit Shqiprim Arifi, i cili nuk ka marrë pjesë në dorëzimin e detyrës së kryetarit të Preshevës.
Ajo, veprimin e ish kryetarit Shqiprim Arifi, për mospjesëmarrje në pranim-dorëzim të detyrës, e ka vlerësur si ego personale dhe qëllimin për ta vështirësuar punën e zyres së kryetares së komunës.
“Pranim-dorëzimi është kulturë (e vazhdimësisë) institucionale dhe tregues i potencialit tonë demokratik. Shprehje se e duam Preshevën, interesin e saj publik dhe qytetar, më shumë se veten” – ka shkrujatur përmes një postimi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, pas nisjes së ushtrimit të detyres së re.
Kryerja Sinani, funksionin e ri, e ka nisur në prani të kryetarit të Kuvendit Komunal, Sami Salihu dhe Zëvendëkryetarit, Ragmi Mustafa.
Më poshtë, mundë ta lexoni të plotë shkrimin e kryetares Ardita Sinani, pas marrjes së detyres si kryetare e Preshevës:
Sot, në shoqërimin e Zëvendës kryetarit të Komunës, z.Ragmi Mustafa dhe të kryetarit të Kuvendit Komunal, z.Sami Salihu; me bashkëpunëtorë, fillova zyrtarisht detyrën e kryetares së Komunës së Preshevës.
Më vjen keq që ish-kryetari i Komunës nuk mori pjesë në pranim-dorëzimin e detyrës dhe të dokumentacionit teknik e administrativ. E kuptoj egon personale dhe qëllimin për ta vështirësuar punën e zyres së Kryetares së Komunës. Por, pranim-dorëzimi nuk është çështje shtrëngim duarsh.
Pranim-dorëzimi është kulturë (e vazhdimësisë) institucionale dhe tregues i potencialit tonë demokratik. Shprehje se e duam Preshevën, interesin e saj publik dhe qytetar, më shumë se veten.
Sidoqoftë, qeverisja jonë e re është e përkushtuar për vazhdimin e punëve të mira dhe ndalimin e vendimeve të dëmshme, si dhe për fillimin e reformave gjithëpërfshirëse.
Presheva bëhet bashkërisht.