Pas më shumë se një viti pandemi bota po i rikthehet normalitetit. Në shumë vende kanë filluar të lejohen edhe organizimet masive. I tillë ishte edhe festivali “Garfield Carnival”(Karnavalet e Garfieldit) në New Jersey i organizuar në datat 5 deri më 8 maj.
Pjesë e këtij manifestimi kulturor ishte dhe komuniteti shqiptar me aktivitetin “Albanian Music at Garfield Carnival”
https://www.facebook.com/GarfieldEvents/videos/451650999233484/
I pranishëm në aktivitet kryebashkiaku i New Jersey, Richard Rigoglioso ka realizuar një video, ku tregon se është bërë pjesë e një takimi me shqiptarët që jetojnë atje, anëtarë të shoqatës “Albanian Alliance of Neë Jersey”.
Në këtë takim me muzikë dhe kërcime, kryebashkiaku i New Jersey ka provuar edhe pijen tradicionale shqiptare, rakinë.
Në videon e realizuar pak ditë më parë ai i fton të gjithë të bëhen pjesë e festës në natyrë dhe të shijojnë muzikën shqiptare në Karnaval.