Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se nga nesër kufiri me Greqinë do të jetë i hapur.
Lajmin e ka ndarë në ‘Facebook’, Kryeministri Zoran Zaev. Ai ka njoftuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që kanë test negativ për Covid-19, dëshmi për dy doza të pranuar të vaksinës, ose rezultat pozitiv për antitrupa mund të kalojnë kufirin grek.
“Ne patëm një takim të shkëlqyeshëm pune me Kryeministrin e Greqisë Mitsotakis. Ai më informoi se duke filluar nga nesër, 14 maj 2021, kalimi kufitar Evzoni është i hapur për të gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore që kanë një test negativ PCR, provë me shkrim të marrjes së dy dozave të vaksinës kundër KOVID-19 ose një rezultat pozitiv për antitrupat,”- shkruan Kryeministri Zoran Zaev në postimin në facebook.