Emigrantët nga New Yorku, vijojnë me nismën humanitare të shpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë. Pakot e ndihmave janë shpërndarë tek 150 familje me nevojë në Strugë dhe në rrethin e Strugës, transmeton albinfo.ch.
Postimi i plotë:
Ndihmat vazhdojnë për familjet në nevoj në Maqedonin e Veriut! Falenderime shkojnë për të gjithë që kontribuan dhe na besuan për ardhjen në ndihmë të mbi 150 familje në nevoj posaçërisht atdhetarit z. Kalosh Sela, i cili ka ndihmuar në mënyrë të vazhdueshme për mbledhjen e parave. Po ashtu falemenderime shkojnë edhe për perfaqesuesit te Keshillit në Maqedonin e Veriut z.Ariton Murtishit dhe vullnetareve te Aleances për Shqiptaret që morën persiper shperndarjen e pakove tek familjet me nevoj në Strug dhe në rrethin e Strugës!