Në një postim në rrjetet sociale, ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka folur për mosreagimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe kryeministri Albin Kurti për sulmet e Hamasait në Izrael.
“Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit?”, ka shkruar Grenell, në një postim në twiter.
Kujtojmë se dhuna në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e gjashtë. Aeroplanët luftarakë të Izraelit sërish kanë sulmuar militantët e Hamasit në Gazë, kurse ata u janë kundërpërgjigjur duke shkrepur raketa në drejtim të Izraelit.