Media greke ”Ta Nea” ka hedhur tre teza se pse gjeorgjiani i arrestuar sot në Evros mund të jetë një nga grabitësit që mori pjesë në vrasjen e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch në Glyka Nera. Sipas medias greke, 36-vjeçari gjeorgjian ka ngjashmëri me ADN-në e gjetur në banesën e çiftit. Përveç kësaj, ai ishte i përfshirë edhe grabitjen e të moshuarve më 7 mars, në një shtëpi në Pikermi, ku gjithashtu kishte lënë gjurmë.
Arsyeja e dytë është ai nxitoi që të largohej sa më shpejt nga Greqia, duke përdorur një pasaportë false. Dhe e treta, siç përmendet në një raport të Policisë, disa nga karakteristikat e tij përputhen me përshkrimin që piloti 32-vjeçar Haralambos Anagnostopoulos kishte dhënë për njërin prej autorëve, duke përshkruar një person të shkurtër dhe pak të mbushur në trup.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë. Katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.