Një kamion me 2.2 tonë kokainë është kapur në Lipjan nga Policia e Kosovës, pasi disa ditë më pas po mbahej në vëzhgim.
Nga informacionet e para bëhet me dije se kamioni me kokainë ka kaluar nga porti i Durrës, por autoritetet shqiptare u njoftuan nga DEA Amerikane që të mos e ndalonin për të parë destinacionin.
Pasi ka kaluar kufirin, kamioni është lënë në komunën e Lipjanit, ku edhe është vëzhguar për më shumë se 10 ditë. Por mesa duket dikush e ka dekonspiruar operacionin, pasi porositësi nuk ka shkuar për të marrë “pakon”.