Ellen DeGeneres njoftoi para pak ditësh se nuk do të drejtonte më emisionin e saj të njohur, pas akuzave për racizëm dhe bullizëm në vendin e punës.
Pas këtij lajmi që i habiti të gjithë, tashmë “NBC” ka vendosur të zgjedhë pasardhësen e Ellen që do të drejtojë “Ellen DeGeneres Show”, shkruan “TMZ”.
Burime në rrjet tregojnë se shumë më parë pandemisë, stafi drejtues i “NBC”, e konsideronte “Kelly Clarkson Show” si trashëgimtaren e orës sindikale të Ellen. Ata e dinin që atëherë se Ellen “do të tërhiqej”.
“Kelly Clarkson Show” pati shumë probleme ps pandemisë. Ishte një periudhë sfiduese dhe vlerësimet ranë, ashtu si për shumë shfaqje të tjera pas pandemisë.
Ellen DeGeneres vendosi para pak ditësh, të mbyllte përfundimisht emisionin e saj pas 19 sezonesh dhe më shumë se 3000 episode.
Së fundmi Ellen ka pranuar se është ndikuar nga bashkëshortja e saj, Portia, për këtë vendim kaq të madh. Ajo është shprehur se ka qenë në kërkim të një sfide më të madhe dhe se partnerja e saj, të cilën ajo e cilëson si “egoiste”, i dha shtysën e fundit drejt vendimit për t’i dhënë fund programit