U desh vetëm një shaka për ta ulur me 30 përqind vlerën e monedhës digjitale Dogecoin (doxh-koin), një prej monedhave më të përhapura kripto. Monedha kripto, e cila filloi si shaka në mediat sociale tetë vjet më parë, humbi më shumë se një të tretën e vlerës pasi Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur të botës dhe mbështetësi më i fuqishëm i Dogecoin-it, e quajti monedhën dixhitale “bixhoz”, gjatë një bisede në emisionin televiziv Saturday Night Live, fundjavën e kaluar.
Rënia e madhe ishte dështim për fryrjen shumëjavore të entuziastëve të Dogecoinit, në prag të shfaqjes së Muskut si i ftuar në emisionin televiziv popullor. Çmimi i Dogecoinit arriti nivelin rekord të ngjitjes para transmetimit të emisionit, tifozët organizuan festa për të ndjekur së bashku emisionin duke parashikuar rritje të madhe të monedhës kripto, pas shfaqjes së Muskut në emision