Media serbe “Blic” ka dhënë alarmin se Mali i Zi mund të humbasë portin e Tivarit. 7 vite më parë, qeveria mori hua 809 milionë euro nga Kina për të ndërtuar autostradën e parë, me vetëm 41 kilometra.
Edhe pse vendimi i qeverisë u kontestua, qeveria e atëhershme hodhi poshtë kritikat e vetmuara dhe paralajmërimet për rrezikun e borxheve ndaj Kinës, si të pabazuara dhe justifikoi marrjen e huaveme pretendimin se bankat evropiane nuk pranuan të japin para.
Pikërisht këtu kanë nisur problemet…
“‘Kredia grabitqare” e Kinës është një gur rreth qafës së Malit të Zi: Nëse nuk kthejën paratë, do të humbasin portin e Tivarit. NATO dhe BE nuk duhet ta lejojnë,”-shkruajnë në titull mediat serbe.
Mali i Zi i ka kërkuar BE-së ndihmë për të shlyer huanë, kësti i parë i të cilës pritet që të jepet në korrik. Megjithatë shpresat janë prerë nga zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero, e cila deklaroi se BE nuk ndihmon në ripagimin e huave nga palët e treta, duke shtuar se BE do të kontribuojë në qëndrueshmërinë e borxhit publik të Malit të Zi duke mbështetur investime të qëndrueshme.
Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë veprimet e radhës së qeverisë trë kryeministrit Zdravko Krivokapić, i cili ndryshe do të duhet të dorëzojë “çelësat” e portit./ Blic