Supozohej të ishte një natë e zjarrtë pasioni dhe dashuri, por përfundoi në tragjedi. Një 36-vjeçare në Nairobi, Kenya u paraqit me makinë në spitalin e qytetit të saj, me trupin e të shoqit të vdekur. E reja rrëfeu para autoriteteve se i dashuri i kishte rënë sipër pas më shumë se një ore kohë që po kryenin marrëdhënie seksuale.
“Kishim bërë seks për rreth një orë kur ai këshoi një zë të lartë dhe më ra sipër,”- tregon vajza.
Më pas, ajo e kishte future në makinë për ta nisur në spital, por fatkeqësish, 44-vjeçari Frederico Kyalo Mëilu nuk mbërriti gjallë në duart e mjekëve.
Trupi i 44-vjeçarit do i nënshtrohet një autopsie për të kuptuar shkakun që çoi në vdekjen e tij dhe çështja po hetohet. Nuk përjashtohet mundësia që 44-vjeçari të ketë përdorur ndonjë barnë apo simulantë për rritjen e kënaqësisë në shtrat.