Vendimi i DASH për shpalljen non grata të Sali Berishës u shoqërua me këtë motivacion.
“Në cilësinë e tij zyrtare si kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.
Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë”.
I ftuar në “PolitikOn” gazetari Alfred Lela u ndal te Ilir Meta, duke i kujtuar një darkë me të një natë para gjyqit.
Por Berisha thotë se Meta hoqi dorë nga imuniteti dhe se ai ishte kreministër, jo prokuror.
Berisha shton më tej se ekspertiza që bëri prokuroria në Londër ishte gjëja më qesharake dhe ndihma më e madhe që ju bë Ilir Metës.
“Shteti funksinon me rregulla dhe ligje. A hoqi dorë Ilir Meta nga imuniteti? Dha dorëheqjen. Prokurorin nuk ua bëj atyre.
Kush ishte prokuror? A ishte Ina Rama? Kush i kishte emëruar gjykatësit? A ju hoq Saimir Tahirit imuniteti?
Fillimisht u bllokua hetimi. Ilir Metës ju hoq imuniteti. Nëse gjykojmë shtetarisht këto janë faktet.
Unë prokurorin Ilir Metës nuk ja bëja.
Ekspertiza që bëri prokuroria në Londër ishte gjëja më qesharake dhe ndihma më e madhe që ju bë Ilir Metës.
Ekspertiza thoshte në figurë janë këto dy persona, por zërit nuk ja bëjmë dot ekspertizën.
Ilir Meta e mori dhe e çoi në institutin kryesor të Italisë dhe i solli raportin Prokurorisë, që ka 29 prerje dhe ngjitje”, tha Berisha për gjyqin e famshëm të Metës për videon me Dritan Priftin./ Tema