Ishte një finale angleze, ku në fund festoi skuadra londineze.
Chelsea është kampion i ri i Evropës në futboll. Skuadra londineze në finalen e zhvilluar në Porto të Portugalisë, ka mundur Manchester Cityn me rezultat 1:0.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi futbollisti gjerman Kai Havertz në minutën e 42-të.
Të dy skuadrat kishin raste të mira shënimi, por në fund vendosi goli i futbollistit gjerman, edhe pse City bëri presion të madh në fundin e ndeshjes.
Herën e fundit që Chelsea ishte kampion i Evropës ishte në vitin 2012, duke mundur Bayern me penallti.