Një mur i ri çeliku, i ngjashëm me ndërtimin e fundit në kufirin SHBA-Meksikë, bllokon pikat e kalimit të përdorura zakonisht përgjatë lumit Evros që ndan të dy vendet.
Kufizimet e udhëtimeve nga COVID-19 kanë filluar të hiqen në disa pjesë të botës ndërkohë që Europa po u dërgon një mesazh të fortë emigrantëve, “qëndroni larg”.
Një grup i madh barrierash të reja digjitale, fizike dhe eksperimentale janë instaluar dhe testuar gjatë muajve të qetë të pandemisë në kufirin greko-turk, një hapësirë prej 200 kilometra, një përpjekje kjo për të ndaluar njerëzit të hyjnë ilegalisht në Bashkimin Europian.
Policia kufitare greke po përcjell zhurma shurdhuese nga një kamion i blinduar mbi kufirin me Turqinë. I montuar në automjet, pajisja akustike me rreze të gjatë, është sa madhësia e një televizori të vogël por mund të barazohet me vëllimin e një motori.
“Ne jemi gati. Ne kemi një pamje të qartë kufitare me sistemet tona të reja, dhe jemi të gatshëm t’i drejtojmë forcat në terren, në zonat e kundërta ku mund të tentohet një hyrje masive nga emigrantët. Me sisteme të reja si zhurma e zërit dhe automjetet e blinduara, ne mund ta parandalojmë këtë hyrje,” – u shpreh Dimosthenis Kamargios, kreu i autoritetit të rojës kufitare të rajonit, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Një mur i ri çeliku, i ngjashëm me ndërtimin e fundit në kufirin SHBA-Meksikë, bllokon pikat e kalimit të përdorura zakonisht përgjatë lumit Evros që ndan të dy vendet. Kullat e vëzhgimit janë duke u pajisur me kamera me rreze të gjatë, shikim natën dhe sensorë të shumtë. Të dhënat do të dërgohen në qendrat e kontrollit për të nënvizuar lëvizjen e dyshimtë duke përdorur analizën e inteligjencës artificiale.
“Ajo që ne po shohim në kufij, dhe në trajtimin e shtetasve të huaj në përgjithësi, është se shpesh është një fushë testimi për teknologjitë që më vonë përdoren edhe për europianët,” – tha Patrick Breyer, një anëtar i Parlamentit Evropian nga Partia Pirate e Gjermanisë.
Strategjia më agresive e emigracionit është zhvilluar nga politikbërësit europianë gjatë pesë viteve të fundit, duke financuar marrëveshje me vendet mesdhetare jashtë bllokut për të kontrolluar emigrantët dhe duke transformuar agjencinë e mbrojtjes së kufirit të BE-së, Frontex, nga një mekanizëm koordinimi në një siguri të plotë shumëkombëshe.