Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Vassilis Kikilias ka deklaruar se nga java e ardhshme në Greqi do të nisë vaksinimi per personat deri në 18 vjeç. Zougla shkruan se nga java e ardhshme pritet të hapet platforma për vaksinimin e personave nga 18 der në 29 vjeç.
Vaksinimi i këtyre personave do të ndahet në dy grupe. Grupi i parë është për personat nga 25 deri në 29 vjeç, ndërsa grupi i dytë është për personat nga 18 deri në 24 vjeç. Ministri gjithashtu u bëri thirrje të gjithë personave që të vaksinohen kur t’ju vijë radha.
Deri tani në Greqi janë dhënë 5.9 milionë doza vaksinash, ndërkohë që plotësisht janë vaksinuar 2.9 milionë vaksina.