E Premte, Korrik 1, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

Si u çmontua me dron rrjeti i kokainës në Mykonos/ “Koka” nga Shqipëria që terrorizoi grekët

5 Qershor 2021, 18:50
in Kryesore, Rajoni dhe Bota
Si u çmontua me dron rrjeti i kokainës në Mykonos/ “Koka” nga Shqipëria që terrorizoi grekët
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Policia greke ka goditur një grup të strukturuar kriminal të drejtuar nga një shqiptar në Mykonos, i cili trafikonte kokainën nga Holanda në Athinë me destinacionin ishullin e famshëm. Pesë persona u arrestuan nga operacioni ku u përdorën edhe dronët për të kontrolluar të gjitha lëvizjet e anëtarëve të bandës shqiptare.

Mediat greke e kanë cilësuar grupin shqiptar si “unazë” të trafikut në Mykonos, ndërsa drejtuesin si një kriminel i skeduar për disa ngjarje por që në shumë raste kishte arritur që t’i ikte drejtësisë. Operacioni kundër bandës së shqiptarit u zhvillua në fshehtësi të plotë dje.

Hetimi për grupin filloi në tetor 2020 kur një ankesë arriti në Departamentin e Sigurisë së Atikës në lidhje me disa shqiptarë, të cilët ishin aktivë në trafikimin e sasive të drogës, kryesisht kokainë, në Athinë dhe po përgatisnin një degë në Mykonos.

Hetimi zbuloi ekzistencën e një grupi kriminal, të strukturuar në mënyrë operative dhe me veprimtari të vazhdueshme kriminale, anëtarët e të cilit trafikonin kokainë dhe kanabis. Mafiozët blerjen e kokainës e bënin në Holandë.

Në fund të Prillit, anëtarët e bandës realizuan blerjen dhe transportin e 3 kilogramëve kokainë prej 28,000 euro për kilogram nga Holanda dhe e transportuan duke e fshehur në një makinë, ndërsa dega e grupit në Mykonos funksiononte me “klientë të zgjedhur”.

Goditja e grupit u realizua ditën e djeshme. Forca të shumta policie të ndihmuar edhe nga një dron arritën që të arrestonin katër persona. Në të njëjtën kohë në Athinë u kap “truri” i grupit kriminal, i cili fillimisht refuzoi kontrollin nga policia duke ikur me vrap, por u prangos pas ndjekjes.

Nga operacioni u kontrolluan 4 shtëpi në ishull dhe 4 në Athinë ku u sekuestrua kokainë, kanabis, peshore elektronike, një pistoletë, fishekë, një makinë dhe 6865 euro.

Shefi i grupit kriminal sipas mediave greke ishte një i skeduar për disa ngjarje kriminale duke filluar nga grabitje, tentativë vrasje, arratisje nga spitali i burgut duke hapur zjarr në drejtim të policisë, armëmbajtje, drogë dhe vepra të tjera penale.

Por në 2015 ai ishte lënë i lirë pasi i ishte pezulluar dënimi me 25 vite, që iu ul nga 47.6 vite në total.

Posti Mëparshëm

6 viktima, 29 raste të reja me Covid-19 dhe 50 të shëruar në Maqedoninë e Veriut

Posti tjetër

“Ti je vaksina ime”/ Tifozi shqiptar tërheq vëmendjen në miqësoren Uells-Shqipëri

Të Ngjashme

Pse Erdogan është kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO?
Rajoni dhe Bota

Asgjë s’ka mbaruar/ Erdogan paralajmëron se mund të bllokojë sërish Suedinë dhe Finlandën

1 Korrik 2022, 13:56
Parku fotovoltaik i Karavastasë/ Rama: Me realizimin e kësaj vepre, merr fund tensioni i Braçes! Do investojmë edhe në…
Kryesore

Parku fotovoltaik i Karavastasë/ Rama: Me realizimin e kësaj vepre, merr fund tensioni i Braçes! Do investojmë edhe në…

1 Korrik 2022, 13:13
4 muaj luftë/ Putin humbet kolonelin e 57-të gjatë përplasjeve të ashpra në Ukrainë
Kryesore

4 muaj luftë/ Putin humbet kolonelin e 57-të gjatë përplasjeve të ashpra në Ukrainë

1 Korrik 2022, 12:36
Posti tjetër
“Ti je vaksina ime”/ Tifozi shqiptar tërheq vëmendjen në miqësoren Uells-Shqipëri

“Ti je vaksina ime”/ Tifozi shqiptar tërheq vëmendjen në miqësoren Uells-Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

“Strofulla” në Fier u zbulua pas “Far West-it” në Elbasan/ Ja si ra policia në gjurmët e killerit Dumani

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr