Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë fjalës së tij në Kuvend, në të cilin po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi tha se nga Kurti pritën një fjalim serioz dhe jo sharlatan me faza hipokrizie. Ai kërkoi që Kurti herën tjetër në Kuvend të sjellë një platformë me strategji dhe parime për dialogun Kosovë-Serbi, dhe jo fjalë të kota.
“Më vjen shumë keq, por mënyra se si ka foluar për dialogun i thonë sharlatanizëm, mënyrë jo serioze dhe fraza hipokrite. Pritja ime ka qenë që në këtë seancë të flasim për dialogun, ku kryeministri të sillte sqarime, tema, qasje serioze. Por sot dëgjova nga kryeministri që dialogu nuk është i përgatitur politikisht fare. Dialogu nuk është i përgatitur në rrafshin diplomatik, ky do duhej të na tregonte se sa letra i ka çuar dhe ku, para se të shkoj në Bruksel. Çka dëgjova janë raportet ditore të Edita Tahirit. E kisha thirr Rron Gjinovcin të shikoj se sa paragraf janë plagjiaturë nga ky raport.. Kurti sot nuk e reflektoj të vërtetën në raport, por e shpalli të vërtetën e tij të përkryer. Kurti ka fol palidhje të asaj çka thuhet në raport e çka tha sot. Ne prisnim nga Kurti që të na tregoj se cilat gabime i kemi bërë në raport. Kurti e keni shumë gabim, pasi po shkoni në dialog pa platformë, pa startegji, pa parime”, ka thënë Hoxhaj.
Më tej, Hoxhaj kujtoi kohën kur Kurti e kundërshtonte fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi, duke i kujtuar atij dhunën që shkaktoi disa vite më parë në Kuvend me gaz lotsjellës.
“Ju po shkoni duke i thyer parimet e juaja se nuk do të shkoni në dialog pa i anulu marrëveshjet, silli në kuvend dhe anuloji marrëveshjet. Ju e keni ndërtu karrierën politike duke na thënë tradhtare, e duke gjuajt gaz. Të kam thënë duhet të kërkosh falje për dhunë e përdorur në kuvend mbi deputetët dhe mbi institucionet. Sot nuk e tha por në raste të tjera thotë që ka dialog të ri, e kur thotë ashtu duhet të sjell platformë të re në Kuvend, mos bë hajgare…”, tha tutje ai.
Ai gjithashtu ka shtuar se për Kurtin dialogu me Serbinë është një foto me Vuçiç.
Dialogu i ri me Albinin është një foto me Vuciqin javë në ardhshme, dialogu i ri është ajo çka pamë dje dhënia e statusit special për kishën ortodokse serbe. Ju po shkoni në dialog jo për njohje të ndërsjellt që t’i normalizonin raportet me Serbinë. Ne po presim nga a do të anëtarësohemi në OKB, në NATO etj. E keni nis gabim, e keni nis duke ju nënshtru servisë, mblidhe veten mendoje mire se në këtë kuvend ke bërë fila 12 15 vjet. Ato skenar që I ke pa nëpër filam, të ksiha lut mos u bë viktimë e atyre skenareve”