Pas mbylljes së procesit të votimit ka filluar dhe numërimi i votave për fituesin e kreut të ri të PD-së.
Përmes një fotoje të siguruar nga abcnews.al vihet re se demokrati votues nuk ka të preferuar asnjë nga kandidatët e vendosur në listën, preferenca e tij është ish lideri historik i PD-së Sali Berisha.
Votuesi poshtë emrave të kandidatëve ka shënuar emrin e Sali Berishës, duke i dhënë votën e parë dhe pse ai nuk është pjesë e garës.
Ndërkohë kujtojmë se ish lideri i PD-së në një deklaratë që ka bërë së fundmi në media është shprehur se nuk e përjashto dhe mundësinë për të kandiduar për kreun e partisë