Pasagjerët e një avioni të kompanisë ‘Delta’ në SHBA janë tmerruar, pasi një nga pasagjerët ka tentuar të hapë derën e tij gjatë fluturimit nga Los Angelos për në Atlanta. Në videon e mëposhtme shihen momentet e terrorit që kanë hasur, teksa pasagjeri ka tentuar që të hapë derën.
Ndërkohë që ekuipazhi i avionit u kërkoi ndihmë edhe pasagjerëve që të mos e lejonin atë që të hapte derën e avionit, deri në momentin që ky fundit shkoi në destinacionin e tij. Në momentin që pasagjerët zbritën nga avioni, personi i cili do të hapte derën e tij është arrestuar.