Kur ka kaluar më shumë se një muaj, vrasësit e Caroline Crouch ende nuk janë gjetur. Policia greke po bën ç’është e mundur për të kapur vrasësit e të resë që u mbyt në sy të foshnjës 18-muajsh por ka hasur disa probleme. Në një artikull të TaNea, hetuesit kanë ngritur disa pikëpyetje, të cilat vetëm po të marrin përgjigje do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
PYETJET E POLICISË:
Si ka mundësi që vrasësit të kishin përgatitur me detaje skenarin për të mos u kapur nga kamerat, por të harronin që të merrnin me vete materiale për të lidhur të zotët e shtëpisë? Pse morën vetëm 15 mijë euro dhe asnjë send tjetër me vlerë nga banesa? Si ka mundësi që viktima nuk ka në trup asnjë shenjë që të tregojë se ka luftuar me vrasësit e saj? Pse autorët, megjithëse përndryshe kaq të kujdesshëm, nuk morën me vete ose shkatërruan celularët e çiftit? Pse nuk u gjetën gjurmë gishtash, material gjenetik ose gjurmë dorezash në ngjitësin? Pse mungon vetëm karta e kujtesës?
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak javë më parë. Tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.